Të panjohurat e Parisit

Kuriozitete
367
0
sample-ad

1.    Kush e njeh sadopak Parisin, e di që aty është një lumë që ja shton edhe më shumë bukurinë qytetit, Seine. Por pak janë ata që dinë se dikur Parisi përshkohej edhe nga një tjetër lumë, Bievre, një lumë i vogël që gjarpëronte përgjatë Parisit jugor, ndërsa gjatë revolucionit Industrial, ai të shndërrohej në një mbledhës të mbetjeve dhe ndotjeve të fabrikave përreth duke humbur kështu jo vetëm shumë nga bukuria e tij, por edhe nga vlerat, për tu eliminuar më pas përfundimisht, edhe pse rreke të tij rrjedhin ende në pjesën e tij jugore.

2.    Forma si e guaskës së kërmillit, e famshme për planimetrinë e Parisit, dikur ka qenë e ndryshme. Rrethinat e para të kryeqytetit francez janë krijuar në kohën e Revolucionit në vitin 1795. Në atë kohë kjo zonë ishte sa gjysma e asaj që është sot dhe përbëhej nga 12 distrikte, për t’i shpëtuar kështu numrit ters 13-të. Ndërkohë, organizim aktual i Parisit është konfiguruar nga baroni Hausmann në vitin 1859.

3.    Ata që vizitojnë Metropolitanen e Parisit dhe posaçërisht metronë,  mendojnë se aty do të shohin edhe mbetje të kështjellës së famshme, Bastille. Në fakt, pas viteve 1789 ajo ju nënshtrua vetë shkatërrimit për shkak se kish humbur çdo vlerë përdorimi, ndërkohë që mbreti i Francës së asaj kohe nuk kishte fonde të mjaftueshme për ta mirëmbajtur. Më pas ajo zonë është përfshirë në planet e ndërtimit të Metropolitanes dhe sot në një zonë të caktuar të saj vizitorët mund të gjejnë edhe pjesë të kështjellës së famshme.

4.    Kolona e ngritur në mes të “Place de la Bastille” në të vërtetë nuk përkujton këtë moment të madh të historisë së Parisit dhe Francës, por një tjetër akt të rëndësishëm, atij të Revolucionit të Qershorit të vitit 1830. Kjo kolonë prej 47 metrash është ndërtuar që në vitin 1840 dhe në të ndodhen të skalitura emrat e atyre që ranë gjatë tre ditëve të revoltës kundër mbretit Charles i X.

5.    Ka më shumë se një “Arc de Triomphe.” Legjendari “Arc de Triomphe” është përfunduar në vitin 1808 me urdhër të Napoleon-it, në të cilin janë skalitur gjithashtu emrat e bashkëluftëtareve të tij që ranë gjatë betejave legjendare të strategut francez. Por duket se Bonaparti nuk ishte i pari lider francez që i kish për zemër ndërtime të tilla. Edhe Louis XIV i cili ndërtoi Versailles, ndërtoi dy të tjerë të quajtur Porte Saint-Denis dhe Porte Saint-Martin.

6.    Gjenden edhe tre” Statues of Liberty”. Nëse do të shëtisni nëpër Paris, aty do të shihni edhe tre riprodhime të veprës së famshme të artistit me origjine franko-italiane Auguste Bartholdi.

7.    Montmartre që zakonisht simbolizon zonën e luksit dhe dëfrimit në Paris, por edhe varrezat e famshme të kryeqytetit frëng, ka qenë një zone e banuar dhe frekuentuar që në kohën e romakeve të lashtë, kryesisht për të marrë që andej gurët e famshëm gëlqerorë.

8.    Etika franceze. Shumë vizitorë të huaj ankohen ndërsa thoshte se francezët janë të ftohtë. Por e vërteta nuk është kështu, por që të marrësh vëmendjen dhe kujdesin e tyre, qoftë edhe në shërbime, duhet të dish t’ bësh ata për vete, dhe kjo fillon thjesht dhe vetëm me përdorimin  e fjalëve magjike “bounjour”, ” au revoir “, “merci”.

9.    Parisi kryeqyteti i bukë dhe djathit. Është e pamundur që të gjesh një shtëpi franceze ku këto të mungojnë. Edhe pse nuk ka rregulla të shkruara, buka që shitet në dyqanet e Prasit duhet të ketë të gjithë përbërësit, konsistencën, çmimin apo edhe gjatësinë e duhur. Qyteti ka më shumë 1.200 njësi ku tregtohet buka, “boulangerie”, të cilat koordinohen nëpër lagje qe edhe në ditët e pushimeve, ky produkt asnjëherë të mos mungojë në familje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për djathin, i cili përgjithësisht konsumohet pas mesditës.

10.    Protokolli i “Santé”. Për francezët është mungesë edukate pirja e verës përpara se të thuhen fjala Santé, gëzuar, madje jo vetëm kaq, por gotat duhet të takohen mes të gjithëve dhe krahët e njerëzve nuk duhet të kryqëzohen. Nuk ka ndonjë protokoll të shkruar, por flitet se ky rregull vjen që nga koha e Mesjetës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 − one =