Sulm terrorist në Australi, merren peng 40 persona në një kafene

AktualitetKronikeKryesore
405
0
sample-ad

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në qëndër të qytetit australian Sidnei, mëngjesin e sotshëm. Vetëm pas disa orësh ai ka paraqitur kërkesat e tij, njera prej të cilave ishte që të valëvitej flamuri i ISIS-it.

Sipas mediave, dyshohej se numri i personave të marrë peng ishte 13 dhe ai i autorëve të ishte dy.

Por policia Australiane theksoi se po mbahen peng rreth 40 persona, mes të cilëve 10 pjesëtarë të stafit dhe 30 të tjerë klientë. Policia ka rrethuar lokalin dhe ka nisur negociatat me autorin, falë të cilave është bërë i mundur edhe lirimi i 3 prej pengjeve, pas rreth 6 orësh.

Ajo çka është edhe më shqetësuese për autoritetet austrialiane është se dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist. Kjo pasi në një nga dritaret e lokalit është shfaqur një flamur i zi islamik me disa mbishkrime në të.

Në flamur shkruhet “Nuk ka zot tjetër perveç Allahut” dhe “Muhamedi është i dërguari i zotit”, e sipas të dhënave i përket grupit ekstremist Jabhat al-Nusra, që lufton kundër qeverisë së Assad në Siri.

Vetë kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka hedhur dyshimet mbi një fakt të tillë duke u shprehur se sulmi mund të jetë i motivuar politikisht.

Ndërkohë tensioni vazhdon të mbetet i lartë, ndërsa policia australiane e ndodhur në vendngjarje, vijon operacionin me qëllim shpëtimin e pengjeve dhe lënien e tyre të lirë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + five =