Presidenti Bujar Nishani dekreton 21 qershorin datën e zgjedhjeve vendore 2015

AktualitetKryesorePolitike
236
0
sample-ad

Presidenti Rapublikës Bujar Nishani ka dekretuar 21 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore të 2015. Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.

Sipas Kodit Zgjedhor në nenin 9, përcaktohet se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.

Duke mbetur tek beteja për vendoret e 2015, Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar.

Deri më tani mësohet se ish anëtarët Ilirjan Muho i LSI dhe Denar Biba i PS pritet të rikthehen sërish të organi qëndror i zgjedhjeve, ndërsa emri i tretë do të jetë një femër, nga radhët e socialistëve.
Por burime nga shumica qeverisëse nuk përjashtojnë as mundësinë e një riformatimi të plotë të këtij institucioni.

Pritet, që fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëriotur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshnëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarejs së re të territirit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore.

dekret

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + 17 =