Terrori me fishekzjarret, në Maqedoni, 800 euro gjobë ose burg, në Shqipëri rumpallhane

AktualitetKryesore
419
0
sample-ad

Afrimi i festave të fundvitit ka sjellë zhurmat e fizhekzjarreve në Shqipëri. Por, ndërsa në vendin tonë mungojnë masat ndëshkimore për “terrorin” që shkaktojnë këto fishekzjarre për javë të tëra, Maqedonia ka marrë masa parandaluese.

Ajo ka vendosur që të gjobisë shuma të mëdha, madje edhe të burgosë, ata që blejnë apo hedhin fishekzjarre.

200 deri në 500 euro janë gjobat për gjithë ata që blejnë apo aktivizojnë mjete piroteknike festive apo fishekëzjarre në Maqedoni.

Ky paralajmërim është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme raporton agjensia e lajmeve INA.

“Blerja apo aktivizimi i mjeteve piroteknike (te njohura si petarde) në vende publike, rrugë, oborre, hyrje të banesave, paraqet shkelje ligjore që parashohin dënime prej 200 deri 500 euro.

Në rast se këto mjete piroteknike shpërndahen dhe shitën në tregje, atëherë kjo paraqet vepër penale, që parashikon dënime me para, por edhe burg deri 3 vjet”, thekson MPB.

Po ashtu dënime nga 600 deri 800 euro do të jenë për prindërit e fëmijëve nën 14 vjeç që lejojnë shpërthimin e mjeteve piroteknike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =