Në San Siro, Milani mposht Napolin 2-0

Sport
355
0
sample-ad

Skuadra e Milanit ka triumfuar në ndeshjen e të djelës në mbrëmje përballë Napolit, duke e mposhtur këtë të fundit me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A që u zhvillua në San Siro.

Rossonerët e drejtuar nga Pipo Inzagi krijuan epërsi të hershme në pjesën e parë dhe e mbyllën atë me avantazh. Bonaventura dërgoi një top në drejtim të Jeremy Menez, i cili e shmangu mbrojtjen mysafire, depërtoi në zonë dhe shënoi golin e parë të ndeshjes.

Si në fillim të gjysmës së parë, ashtu edhe në fillim të pjesës së dytë, ekipi pritës arriti te goli. Ka qënë mesfushori i ardhur nga Atalanta, Giacomo Bonaventura realizoi me kokë pas harkimit të Armeros nga e majta në minutën e 52.

Milani është në vend të gjashtë në tabelë, me dy pikë prapa vendit të tretë Lazio që e çon në Ligën e Kampionëve, pretendimet kryesore të skuadrës italiane. Pikë të njëjta 24 ka edhe Napoli që pozicionohet një vend më poshtë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 − 4 =