Merr fund pengmarrja në Sidney, lirohen të gjithë pengjet, vritet autori

AktualitetKryesore
394
0
sample-ad

Ka marrë fund pas 16 orësh pengmarrja në kafenenë në Sidnei në Australi. Mediat australiane bëjnë të ditur se nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur dy persona të vrarë, ndërsa dyshohet se njëri prej viktimave është edhe pengmarrësi Man Haron Monis. Ndërkohë që raportohet se 3 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Është ende e paqartë nëse viktima e dytë dhe të plagosurit janë në radhët e policisë apo nga pengamarrësit. Policia australiane në fillim identifikoi autorin e pengmarrjes në Sidney, i cili është një klerik radikal i quajtur Man Haron Monis me origjinë nga Irani.
Mendohet se në lokal janë mbajtur peng fillimisht rreth 40 persona pjesëtarë të stafit dhe klientë të kafenesë, ku 5 prej të cilëve janë liruar pas disa orësh negociata me policinë, ndërsa 6 të tjerë pak minuta para se të përfundonte gjithçka. Gjithashtu bëhet e ditur se pengmarrësi është iraniani Manteghi Bourjerdi, i cili ka mbërritur në Australi në vitin 1996, ku fill pas kësaj ka ndryshuar edhe emrin në Man Haron Monis.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + nineteen =