Kushtetuesja rrëzon PD-në, zgjedhjet vendore 2015 sipas ndarjes së re territoriale

AktualitetKryesore
353
0
sample-ad

Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor në 2015-n do të zhvillohen sipas ndarjes së re administrativo-territoriale, e miratuar në parlament me votat e maxhorancës më 31 korrik. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e këtij ligji, duke lënë në fuqi hartën e re administrative me 61 njësi vendore.

Reforma administrativo-territoriale, e realizuar pa praninë e opozitës, ishte ndër prioritetet kyçe të programit qeverisës 2013-2017. Qëllimi i saj është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike vendore përmes rritjes së efikasitetit të tyre, por dhe aksesit të qytetarëve në to, si dhe fuqizimit të njësive vendore të cilat janë shumë të fragmentuara dhe joefikase në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Por, megjithë rëndësinë e saj, reforma nuk u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani, i cili më 22 gusht e riktheu ligjin për rishqyrtim në parlament. Në argumentet që shoqëronin dekretin, presidenti thekson se procesi i hartimit të reformës ka qenë sipas tij jo transparent dhe nuk është marrë parasysh mendimi i qytetarëve siç parashikohet në Kushtetutë. Por, në fillim të sesionit të ri në shtator, parlamenti e rrëzoi dekretin.

Më pas ishte opozita që në muajin tetor e ankimoi ligjin në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e reformës administrativo-territoriale. Sipas PD-së, kjo reformë është një thyerje flagrante e Kushtetutës dhe që ka vetëm një synim kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − 17 =