“Kaljthëruar te dit’ e re…”, ekspozitë dhe konferencë në kuadër të 200 vjetorit të De Radës

KultureLetersi
225
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”14203″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Në kuadër të aktiviteteve të 200 vjetorit të lindjes së autorit të madh shqiptar De Rada Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Letërsisë në bashkëpunim me Biblotekën Kombëtare të Shqipërisë do të organizojnë në datën 16 dhjetor ekspozitën “Kaljthëruar te dit’ e rè…” dhe konferencën shkencore “Rikthim te Poezia e De Radës”

Ekspozita i kushtohet krijimtarisë së De Radës dhe gjurmës së pashlyeshme kulturore që ajo la në botën kulturore mbarëshqiptare. Botimi i veprës së tij proliferike, por edhe ribotimet e ripunimet e shumta të kryera nga vetë autori e ato që do të vijnë më pas përbëjnë sot një bibliotekë më vete, e cila shfaqet edhe më e pasur e aktive kur asaj i bashkëngjitet kontributi i vetë De Radës për shtypin arbëresh dhe botën kulturore shqiptare.

Si pjesë e programit të përurimit të ekspozitës, studentë të Klubit të dramës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës do të interpretojnë në arbërisht një kolazh nga dialogët e dramatizuara të “Këngëve të Milosaos”, kolazh i cili do të jetë edhe kolonë zanore e pjesshme e ekspozitës, së bashku me elemente muzikore të këngëve dhe valleve arbëreshe.

Në këtë aktivitet Biblotekës Kombëtare do t’i dhurohet botimit jubilar “Jeronim de Rada – vepra”, nga Ministria e Kulturës ndërsa të dy biblotekat kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të bëjnë të mundur botimin anastatik antologjik “Jeronim de Rada dhe shtypi shqiptar 1887- 1944” duke sjellë kështu në vëmendjen e publikut jo vetëm kontributet e kritikës përmes emrave më të spikatur të saj, por edhe ndjeshmërinë e veçantë që gëzonte vepra dhe emri i De Radës në botën kulturore shqiptare deri në vitin 1944.

Më tej do të bëhet hartimi i bibliografisë “Jeronim de Rada në tekstet shkollore shqiptare 1912-2014” që paraqet një studim të thelluar mbi De Radën dhe veprën e tij në tekstet shkollore, për ta përmbyllur me konferencën shkencore “Rikthim tek poezia e De Radës” ku do të trajtohet për herë të parë në një shkallë të gjerë problematika dhe sfida e rikthimit te vepra e De Radës, dhe përmes saj, duke hulumtuar modele dhe koncepte të reja, te trajtimi i letrarësisë së letërsisë shqipe në arsimin shqiptar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + one =