Dy persona me maska grabisin kazinonë në Korçë

AktualitetKronikeKryesore
289
0
sample-ad

Grabitet me armë një kazino në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr 2 të Korçës, ku dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë brenda në kazino dhe kanë kërkuar paratë e xhiros.

Grabitësit kanë arritur të marrin paratë dhe më pas janë larguar pa lënduar njeri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku është ngritur dhe grupi i hetimit që po merret me këtë çështje.

Burime nga blutë e Korçës bëjnë me dije se ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë marrë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një dorë të fortë në këtë drejtim pritet të japin dhe kamerat e sigurisë së kazinosë dhe objekteve përreth saj, të cilat janë sekuestruar tashmë nga blutë dhe po verifikohen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − two =