Sipas një sondazhi, Shqiptarët pëlqejnë më shumë vithet e femrave

AktualitetKryesore
280
0
sample-ad

Duket se edhe një njohje tjetër ka ardhur nga dikush që nuk e kemi pritur, e kjo është ueb-faqja pornografike “Pornhub”, e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe e ka përfshirë në një anketë të saj.

Edhe pse neve na ndajnë barrierat gjuhësore dhe gjeografike nga vëllezërit tanë meshkuj ndërkombëtarë, ekziston një gjë universale për të cilën nuk ka nevojë përkthim dhe as biletë avioni, e kjo është pornografia.

Për këtë arsye, ueb-faqja më e popullarizuar me përmbajtje pornografike falas, “Pornhub”, përmes një ankete ka vendosur të gjej përgjigjen në pyetjen e madhe: cilat shtete, qytete dhe vende mund të qëndrojnë më gjatë duke shikuar pornografi, përcjellë shkruan zeri.info.

Dhe ajo që për ne është më e rëndësishme në këtë anketë, është se janë përfshirë edhe vendet, pra popujt e Ballkanit.

Sa i përket shqiptarëve, si ata të Shqipërisë, po ashtu edhe ata të Kosovës, ata kalojnë mesatarisht 7 minuta e gjysmë pa ndërprerë në një faqe pornografike, çka është e barabartë me kroatët, ndërsa boshnjakët dhe serbët kalojnë rreth 7 minuta.

Por një fakt tjetër interesant që del nga ky sondazh, është se shqiptarët më së shumti pëlqejnë video ku në plan të parë janë të pasmet.

Këtë preferencë e kanë edhe boshnjakët dhe maqedonasit, ndërsa serbët dhe kroatët më shumë i pëlqejnë gjinjtë.

Por shqiptarët gjithashtu i preferojnë edhe femrat me këmbë të gjata dhe në këtë fushë qëndrojnë lartë në këtë listë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 11 =