FRAGMENT NGA LIBRI ME BISEDA SEKRETE, SKENA DHE PRAPASKENA

Foto lajmeVitrazh
741
0
sample-ad

Fragment nga kapitulli :

SKENA DHE PRAPASKENA

“Ajo që do tu sugjeroja unë është që po rat dakort ta nënshkruani marrëveshjen në parti mos e bëni këtë gjë edhe me Franz Vranizky-n… Bukur, tani Vranizky nuk ka çfarë bënë…”.

Është kjo njëra nga këshillat e fshehta që ish-kryediplomati italian në Shqipëri, Paolo Foresti, ia jepte zv. kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të Partisë Demokratike shqiptare, Tritan Shehu, pikërisht në ato ditë të mbrapshta të vitit 1997-të, kur shqiptarëve të çoroditur nga rënia e skemave piramidale, që kishin sjellë edhe rënien e shtetit të parë paskomunist, më tepër se gjithçka, u duhej arritja e një marrëveshjeje politike dhe jo pabesia, që nuk bënte tjetër veçse shtonte numrin e kufomave të vrara, të djegura e të mbytura, midis ujrave të detit Adriatik, duke e paguar vdekjen me miliona lireta, lekë, apo mijëra dollarë amerikanë.

Në ato ditë të tragjedisë së madhe shqiptare, kur bashkësia ndërkombëtare ishte ulur këmbëkryq në truallin e lashtë të vendit të vogël ballkanik dhe kishte përveshur llërët, duke bërë gjithçka për të disiplinuar situatën e rendit publik të dalë jashtë kontrollit, kreu i ambasadës italiane në Tiranë, Paolo Foresti, vendi i të cilit ishte përcaktuar si aleati numër një i kësaj bashkësie, ishte zbuluar se, në prapashpinë, punonte për të kundërtën. Përse?

Çfarë e kishte shtyrë kryediplomatin e një shteti, me peshë jo të pakët në politikën europiane, të dilte kundër rrymës ndërkombëtare në çështjen shqiptare? Pasi skandali i dekonspiruar nuk ishte thjesht, një përgjegjësi individuale, por përfshinte në vetëvete dinjitetin e një shteti, që, në sipërfaqe, dukej i painformuar për gjithësa kishte gatuar nënpunësi i tij diplomatik.

Mirëpo, a ishte vërtetë i painformuar shteti italian?

Dhe, përse u luajt hapur karta e diskretitimit të ambasadorit Italian në Shqipëri?

Nëpërmjet publikimit të kësaj prapaskene diplomatike synohej thjesht dhe vetëm diskretitimi i ambasadorit me mustaqe, Paolo Foresti, apo goditja synonte tjetërkund?

Në atë periudhë kohore vendin e Apenineve e qeveriste kabineti i kryesuar nga Romano Prodi, pozita politike e të cilit nuk dukej se ishte fort e qëndrueshme, përballë goditjeve të bllokut opozitar “Shtëpia e Lirisë” (ital. Casa della Liberta), të kryesuar prej partisë djathtiste të multimiliarderit, Silvio Berluskoni, ”Forca Italia”(ital. Forza Italia). Pra, hedhja në treg e prapashpinës diplomatike italiane në kryeqytetin e vendit të vogël ballkanik, Tiranë, ishte pjesë përbërëse e betejës politike për ngrënien e kokës së qeverisë Prodi, apo thjesht dhe vetëm rivalitet klanesh për të ruajtur sundimin ekonomik të grupeve italo-shqiptare të interesit, mbi vendin më të varfër të Europës…?”

 Librin mund ta gjeni vetëm në Tiranë:

  • Në libraritë e rrjetit “ADRION”;
  • Në librarinë “AGOLLI”, pranë selisë së Partisë Socialiste;
  • Në librarinë e Rr. “Myslym Shyri”, djathtas në hyrjen nga “21 dhjetori”.
  • Në “FREND’S HOUSE BOOK”, pranë drejtorisë së Policisë Tiranë;
  • Në librarinë “BOOK STORY” të Qendrës Tregtare TEG.
  • Në librarinë e Rrugës së Dibrës, pas kullës 9 katëshe.
  • Në librarinë e Bashës, pranë ish godinës së ATSH-së.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − three =