Kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko,147 mijë dollarë të papaguara

AktualitetKryesore
302
0
sample-ad

Zotërinjtë nuk duhet të fshihen pas imunitetit që u ka dhënë populli, por të paguajnë. Detyrimi personal i kryetarëve të komunave në rang vendi është jo pak por shkon në 637 mijë dollarë.

Kryetari Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, rezulton të jetë debitor Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 147 mijë dollarë prej janarit 2009

Lajmin e ka njoftuar vetë kreu  i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, i cili nëpërmjet një deklarate për media u ka bërë thirrje drejtuesve vendorë të paguajnë energjinë, pasi në të kundërt do të përballen me ligjin pas kallëzimit penal.

Lista e OSHEE-së me drejtuesit vendorë që kanë rezultuar debitorë kryesohet nga Dasho Aliko. Sipas Çelës, në total të gjithë drejtuesit vendorë kanë 637 mijë dollarë borxh (energji i papaguar) ndaj OSHEE-së.

“Zotërinjtë nuk duhet të fshihen pas imunitetit që u ka dhënë populli, por të paguajnë. Nëse kjo nuk do ndodhë edhe pas këtij apeli, ne jo vetëm që do t’i kallëzojmë në Prokurori, por do t’i drejtohemi qeverisë për shkarkimin e tyre pa asnjë dallim politik. Janë jo pak, por 637 mijë dollarë detyrim i prapambetur personal i kryetarëve të komunave në rang vendi.

Vetëm kryetari i Komunës Lazarat ka plot 147 mijë dollarë borxhe të papaguara të energjisë elektrike. Shpresojmë që kjo marrëdhënie e turpshme e këtyre zotërinjve me ligjin të marrë fund javën e ardhshme”, tha Çela.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + eleven =