Ministrja e Mbrojtjes kishte planifikuar dekorata për të venë e Enver Hoxhës dhe byroistin Rita Marko

AktualitetKryesorePolitike
282
0
sample-ad

Dekoratat për të venë e ish udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha dhe byroistit besnik të së njejtës kauz, Rita Marko, ishin bërë gati dhe do tu jepeshin në ceremoninë ku Ministria e Mbrojtjes shpërndau plot 1.000 medalje të mirënjohjes për ish – partizanë dhe aparatçikë të sistemit komunist.

Pas dekorimit të  Vito Kapos, gruas së krahut të djathtë dhe besnikut të udhëheqësit komunist Enver Hoxha, një tjetër dekorim i vlerësuar nga media pranë opozitës si” skandal akoma më i madh” është zbuluar. Në qendër është po e njejta,  ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që sipas burimeve konfidenciale mediatike del të kishte planifikuar edhe dekorimin e  Nexhmije Hoxhës, vejushën e ish udhëheqësit Enver Hoxha, por  edhe Rita Marko, një tjetër ish anëtarë i Byrosë Politike komuniste dhe krah i besuar i diktatorit Hoxha.

Dekorimi  nuk është bërë realitet falë refuzimit që e veja e diktatorit i ka bërë dekoratës. Madje, Nexhmije Hoxha ia ka deklaruar refuzimin për marrjen e dekoratës  emisarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, shumë ditë përpara se të zhvillohej ceremonia e shpërndarjes së 1.000 dekoratave.

“Nuk jam dekoruar. Nuk kam marrë asnjë medalje. Madje dhe po të ma jepnin nuk do ta pranoja, do ta refuzoja e do ta ktheja mbrapsht”.

Kështu u shpreh në media e veja e ish – diktatorit, pas zbulimit se një dekoratë të tillë ministrja Kodheli ia kishte dhënë ish-byroistes tjetër Vito Kapo. Por burime të sigurta brenda stafit të vetë Ministres së Mbrojtjes shoqes Mimi Kodheli, thonë se dekoratat për shoqet Nexhmije Hoxha dhe Rita Marko ishin bërë gati, dhe do u jepeshin në ceremoninë e famshme ku Mimi shpërndau plot 1.000 medalje të mirënjohjes për ish – partizanë dhe aparatçikë të sistemit komunist.

Vetëm refuzimi nga ana e Nexhmijes dhe Ritës për dekoratat e Mimit ka bërë që ato të mos ishin pjesë e kësaj ceremonie. Nuk dihet si është shprehur Mimi kur ka mësuar refuzimin e Nexhmijes dhe shoqës tjetër, por gjithsesi mësohet se ajo nuk e ka pritur aspak mirë këtë refuzim të dyfishtë dhe është mërzitur shumë.

Megjithatë 50 milionë lekë të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes të planifikuara për medalje e dekorata për ish-komunistë e byroistë u shpenzuan me sukses.

Por gjithsesi në nxjerrjen e urdhrit më të fundit të Kryeministrit Rama që ua heq të drejtën ministrave të përzgjedhin se kush do të dekorohet, ndoshta ka ndikuar sadopak “lumi” i medaljeve pa fre e kufinj që më së shumti u shpërndanë nga Mimi Kodheli për shoqet ish –Ministre e ish –byroiste të kohës së xhaxhit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 15 =