Mbrëmje tiranase, lopët që kthehen në shtëpi duke ecur serbes-serbes, nën shoqërinë e të zotit

Foto lajmeKryesore
237
0
sample-ad

Është një pamje e paimagjinueshme, por fatkeqësisht reale, e fiksuar nga aparati fotografik i “shtypi.net” pragmbrëmjen e ditës së djeshme, dhe jo në ndonjë zonë periferike të “Emirateve të Bashkuara të Kamzës”, siç edhe është etiketuar tash së fundi Kamza, por bash në zemër të kryeqytetit shqiptarë, Tiranë.

Bëhet fjalë për kthim nga kullota të lopëve që, serbes-serbes, përshkruajnë rrugën kryesore pranë shkollës “Vasil Shanto”, për tu futur në atë dytësore të emërtuar “Preng Bib Doda”. Gjithë të shoqëruara nga i zoti i tyre, i cili, herë pas here, përpiqet ti ruajë nga makinat dhe qytetarët që u zenë rrugën.

Ndiqini pamjet e rralla, të kësaj mbrëmjeje dimërore tiranase impresionuese, dhe ballafaqohini me pretendimin e kryeqeverisësit, Lul Basha, për kthim të kryeqytetit tonë në metropol europian.

Dhe çfatkeqësi që nuk ja doli ta mbajë fjalën për ndërtimin e tramit, që do të kalonte paralel me  trasenë e rugës ku po ecin lopët se do të kishim një pamje shumë e shumë më shumë ekzotike.

Xhovani SHYTI 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − seven =