Dështimet më të mëdha të CIA-s

AktualitetKryesore
376
0
sample-ad

James Woolsey, në krye të CIA-s gjatë Administratës Clinton, u përpoq të shpjegojë duke përdorur një alegori, sfidën e vështirë që përfaqësonte fundi i Luftës së Ftohtë për shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara: “Për 45 vjet kemi luftuar një dragua të madh, e eliminuam, por tani gjendemi në gjysmë të një xhungle të mbushur me gjarpërinj helmues. Problemi është se gjarpërinjtë janë shumë më të vështirë për t’u zbuluar se dragoi. Dhe ne nuk mund të kufizojmë veten të mendojmë vetëm atë që është e mundur”. Që kur Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari në Krishtlindjet e vitit 1991, CIA ka hasur vështirësi të mëdha për të zbuluar dhe për t’u përballur me këta gjarpërinj të rinj helmues, disa me përmasa të mëdha dhe pasoja shumë të rënda. Gjithnjë e më shumë shërbimet e inteligjencës insistojnë se puna e tyre është e pavlerësuar, sepse dështimet bëhen publike ndërsa sukseset mbeten sekret.

Në vitin 1998, CIA nuk zbuloi shtimin e rrezikshëm të armëve bërthamore nga India dhe Pakistani. Që atëherë u formuluan justifikime që ende sot dëgjohen në Uashington: mungesa e burimeve klandestine, paaftësi për të analizuar çdo material të disponueshëm, apo vështirësi të çdo lloji në momentin e vlerësimit të të dhënave të dyshimta. Duke qenë se nuk zbuloi kërcënimin bërthamor në Azi, CIA ia atribuoi më kot armët e shkatërrimit masiv regjimit të Sadam Hyseinit. E më pas agjencia përfundoi duke vlerësuar argumentet e administratës Bush për të justifikuar përdorimin e forcës në Irak.

Ofensiva terroriste e Al Kaedas kundër kullave Binjake dhe Pentagonit gjithashtu kaloi poshtë radarit të tyre, ashtu si dhe shfaqja gjatë këtij viti e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Duket se problemet e CIA-s nuk janë zgjidhur me shumëfishimin e burimeve dhe rimodelimin e thellë të bërë pas 11 shtatorit. Me skandalin e torturave të padobishme të konfirmuara këtë javë nga senati, CIA duket se ndodhet në fazën më të vështirë që prej themelimit të saj nga Presidenti Truman pas Luftës së Dytë Botërore. Janë bërë të famshme problemet e tyre personale, morali i ulët mes radhëve të tyre, shumëfishimi i diskutueshëm i kontraktorëve, agjentët që kanë dëshirë të shkruajnë libra dhe të gjitha fërkimet e politizuara me Shtëpinë e Bardhë.

Në librin “Trashëgimia e hirit- Historia e CIA-s”, gazetari Tim Weiner e konsideron të mahnitshme, por edhe të rrezikshme dështimin e “vendit më të fuqishëm në historinë Perëndimore në momentin e krijimit të një shërbimi inteligjent të klasit të parë”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + 2 =