Zbulohet një foto e rrallë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit në Londër

Kulture
335
0
sample-ad

Në faqen e tij në facebook gazetari dhe koleksionisti Ilir Konomi ka publikuar një foto të rrallë të Ismail Qemalit e Isa Boletinit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke habitur shqiptarët anembanë.

“Foton e rrallë, e gjeta në koleksionin e gazetës italiane Il Secolo të vitit 1913. Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar.
Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica.
Nuk është foto me cilësi të mirë, por na jep një ide për këto figura karizmatike.
Ismail Qemali duket mjaft i gjallë, pas një bllokade 5-mujore që e kishte mbyllur në qytetin e Vlorës, sepse anijet greke nuk lejonin të dilej nga porti. Kryetari i qeverisë dhe delegacioni i tij dolën nga Vlora fshehurazi, me jahtin e një francezi, dukës Monpensier.
Isa Boletini nuk e hiqte kurrë kostumin popullor dhe thuhet se mbante edhe një kobure të fshehur kudo që shkonte.
Ethem beu, i biri i Ismail Qemalit, nuk i ndahej kurrë të atit dhe shërbente si sekretar i tij.
Mehmet Konica, diplomat profesionist, ishte njeriu i duhur për të lobuar te përfaqësuesit e fuqive të mëdha, mjeshtër i fjalës dhe hartues i përsosur i letrave dhe peticioneve që shpjegonin qartë dhe përmbledhtas problemin shqiptar.
Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër. Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje,” shkruan Ikonomi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + 13 =