Trafikut drogës me avion, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe italianin Riformato

AktualitetKronikeKryesore
245
0
sample-ad

Gjashtë persona, mes të cilëve dhe ish-agjenti i antidrogës në Policinë e Fierit, Mariglen Ymeraj, janë cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,si organizatorët e trafikut të drogës me avion nga Shqipëria në Itali.

I pandehur në dosjen penale është dhe piloti italian Giorgio Riformato, i cili edhe pse nuk ka pranuar akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, për prokurorinë ka pasur rolin kryesor të trafikimit të drogës, pasi kishte rënë dakort me anëtarët e tjerë të grupit që të bënte rolin e “korrierit” me avion, kundrejt një shume financiare prej 27 mijë euro, shkruan shqiptarja.com.
Por sipas prokurorisë këto para tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe në ditën e ngjarjes i mbante i pandehuri tjetër Sajmir Bajrami.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × one =