Strategjia që varrosi demokracinë shqiptare

EditorialUncategorized
259
0
sample-ad

Ne foto: Ramiz Alia, pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha

 Sakaq, kur kanë kaluar më shumë se dy dekada nga dita e lejimit me ligj të pluralizmit, prapaskena politike e dirigjimit të saj prej kreut të komunistëve, që thashethemohej si mundësi ekzistenciale, rezulton një realitet.

Një realitet i hidhur, por po aq i vërtetë dhe që, veç të tjerave, i jep përgjigje edhe komenteve rreth qënies të vonuar në realizimin e zotimit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Një slogan ky që atëkohë, pra në fillimvitet ’90 , i shoqëruar gjithandej nga tingujt e këngës “Unite, unite Europe” shërbyen si prelud frymëzimi të lëvizjes për përmbysjen e rregjimit komunist, që prej më shumë se katër dekada e sundoi vendin.

Sot pra, nga largësia 24 vjeçare ëndra e studentëve të lëvizjes dhjetoriste,por jo vetëm, për përmbysjen e rregjimit komuniste, del se ka mbetur e parealizuar, ndërkohë që, përkundër saj strategjia ramiziste e dirigjimit të ndryshimit nga vetë komunistët ka triumfuar. Duke sjellë jo përmbysjen e rregjimit dektatorial dhe ndërtimin e një shoqërie të vërtetë shqiptare demokratike, por konvertimin e këtij rregjimi dhe ndërtimin e “hybrid demokracisë”. Që don të thotë ndërtimin e një shoqërie, masivisht të sunduar nga mentaliteti dhe mënyrat komuniste të jetesës, të spërkatura me element të një shoqërie demokratike.

Përse ka ndodhur kjo? Përse kur kanë kaluar më shumë se dy dekada, në vend të qënies një e shkuar e pakthyeshme, mentaliteti dhe metodat komuniste gjenden ende në kryesofrën e shoqërisë sonë, si gjellë e parë?

Cila është strategjia që e varrosi demokracinë shqiptare dhe në çdo përvejtor në vend të tortës i ndez asaj qirinj përshpirtmorë? Përse shoqëria shqiptare mbetet ende e padekomunistizuar, e palustruar,e kapitalizuar nga kapitalistë të ish nomeklaturës së lartë komuniste e të konvertuar në të tilla jo falë aftësive e tregut konkurues, por përfshirjes në listën e të shenjuarve?

Janë përgjigje që më mirë se kudo i gjen të stampuara në dokumentin e mëposhtëm, që mban si vjetërsi vitin 1988. Në këtë tekst, pjesë fjalimesh të Ramiz Alisë, pasardhësit të diktatorit Hoxha, të mbajtur para antarëve të Byrosë Politike të PPSH-së, që ishte maja e udhëheqjes së lartë komuniste. Në fakt ky tekst nuk është thjesht fjalim, por parashtrimi i strategjisë së hartuar për ta varrosur demokracinë shqiptare, duke lejuar pluralizmin e komanduar.

“Kështu do ta ndërtojmë demokracinë tonë”, është kredoja e strategjisë së Ramiz Alisë, ku ndër të tjera lexohet:

“ Sistemi ynë ka kapitulluar përpara atij Kapitalist,ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime: Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e pluralizmit politik… Pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Kundërshtarët tanë do ti nxisim që të krijojnë parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne. Programet e themelimit të këtyre partive do ti formulojmë dhe do ti mjiratojmë ne.Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë.

Partia që do të marrë pushtetin do ta shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të desidencës antikomuniste.

Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politik antikomunistë do të flasin, por edhe do të na shajnë. Dhe këta dihet që e urrejnë komunizmit, por do të na afrohen dhe do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do ti afrojmë dhe do tu japin punë të parëndësishme por kurrë nuk do ti lëmë të na marrin pushtetin, sepse ata sa të marin fuqinë do të fillojnë të hakmerren dhe ne, kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.

Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që t’u japim edhe kompesim në para të burgosurve politikë e ti kompletojmë edhe me komoditete banimi.

  Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do tu japim nga një letër në dorë, që “tu njihet prona” dhe, në forma të ndryshme, do ti ngatërrojmë me njeri tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të dytën dhe, “për difekte teknike” do të kthehen përsëri në të parën. Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke u dhënë nga një pasaportë dhe duke u bërë presion do ti largojmë nga Shqipëria. Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Sovjetikët kanë ecur shumë përpara. Për këtë ju jeni në dijeni sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.

Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arësye që të kemi frikë. Ne kemi studime dhe platforma gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën e do tu japin nga një cop punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionist. Këtyre do tu ofrojmë krijimin e shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do tu japim nga një pension dhe do tu mbajmë ison…

Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj nomeklaturës së lartë komuniste, ne, komunistët reformator, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas të cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne.  Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste e cila do të na përjetësoj në pushtetin politik të të ardhmes që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë.

  Të jeni të sigurt që e ardhmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do e lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë…

Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të shtrëngoni rradhët dhe të mos dekurajoheni nga këto situate të vështira që po kalojmë, sepse, në fund të fundit, rendësi ka pushteti që do të jetë përjetësisht i yni…”.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × two =