Shitet kompjuteri i parë i Apple 1

Shkenceknologji
339
0
sample-ad

Kompania “Apple” ka shitur në ankand kompjuterin e parë “Apple 1”, i cili është ende fuksional dhe është shitur 365 mijë dollarë.

Ky është i vetmi kompjuter që është shitur personalisht nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs nga një garazh në Kaliforni në vitin 1976.

Mendohet se ekzistojnë më pak se 50 kompjutera të tillë.

BBC thotë se pavarësisht se këto kompjutera janë shumë të rrallë, janë shitur më lirë nga sa ishte menduar.

Mendohej se kompjuteri do shitej deri në 600 mijë dollarë.

Kompjuteri origjinal i Apple, që tani quhet Apple 1, është bërë me dorë nga Steve Wozniak, një inxhinier që bashkëthemeloi Apple.

Për të prodhuar këto kompjutera, Jobs shiti furgonin e tij VW, kurse Wozniak shiti një makinë llogaritëse për 500 dollarë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =