Rama: 31 dhjetori, afati për të paguar vitet e prapambetura të pensionit në fshat

EkonomiPolitike
189
0
sample-ad

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë paguar vitet e prapambetura për pensionin në fshat, që të paguajne, pasi afati është deri më 31 dhjetor dhe pagesa e njëjtë me vitin që kanë humbur.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, kryeministri Rama shkruan se “Deri më 31 Dhjetor, të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi kanë mundësinë të sigurojnë vitet e pasiguruara me vlerën e atyre viteve dhe për më tepër, pa paguar kamatvonesë”.

Kryeministri Edi Rama bashkë me postimin e tij, shpërndan një postër shpjegues, ku thuhet se “31 dhjetori është dita e fundit kur mund të paguhen vitet e prapambetura për pensionet në fshat, me çmimin e atij viti që ke humbur. Garanto pensionin tënd!”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 7 =