Planeti Mars ka qenë i pasur me liqene

Shkenceknologji
278
0
sample-ad

Marsi ka qenë një planet shumë i pasur me liqene. Këtë gjë e dëshmojnë të dhënat që kanë ardhur kohët e fundit prej robotëve të NASA-s, të cilët që prej gushtit të viti 2012 janë duke eksploruar kraterin e madh Gale.

Ky krater gjigant mendohet se për miliona vite me radhë ka qenë i mbushur nga një liqen dhe Mali Sharp që gjendet në qendër të këtij krateri, mund të ketë qenë formuar nga sedimentët e liqenit.

Zbulimi i fundit është i rëndësishëm edhe për atë që lidhet me jetën e dikurshme që mund të ketë lulëzuar në këtë planet. Sipas Michael Meyer i programit për eksplorimin e Marsit, “zbulimet në lidhje me evoluimin e ambjentit në Mars do të përcaktojnë orientimin e misioneve të ardhshme në këtë planet”.

Mali Sharp është 5 km i lartë dhe është shumë i shtresëzuar. Në bazë të saj ndodhen me qindra shtresa shkëmbore. Ky mal kaq i shtresëzuar ndodhet në një krater mbetet një pyetje pa përgjigje.

Por megjithatë, të gjitha të dhënat e grumbulluara deri tani, mbështesin mendimin se Marsi ka pasur një klime shumë të lagësht aq sa të siguronte ekzistencë e shumë liqeneve në shumë zona të tij.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 7 =