Nicki Minaj nxjerr në shitje albumin pa këngën “Anaconda”

Showbizz
369
0
sample-ad

Kopjet e albumit “The Pinkprint” të Nicki Minaj, kanë filluar të shiten pa këngën kryesore “Anaconda”. Pas asaj që u cilësua si një gabim teknik, disa fansa kanë zbuluar se albumi i saj përmban një instrumental në vend të këngës që u lançua muaj më parë.

Albumin më të ri të Nicki Minaj e kam blerë sot dhe është një instrumental në vend të Anacondas”, ka shkruar një fans në Twitter.

Sapo e ktheva albumin në dyqan. Duket se ai nuk kishte këngën Anaconda”, ka shtuar ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studios muzikore që ka theksuar se nuk e kanë vërejtur gabimin teknik.

“Shkaku i disa problemeve teknike, ne nuk jemi duke pranuar porositë për këtë album”, thuhej në komunikatën e studios.

“Ne shpresojmë të pranojmë porositë për albumin e përmirësuar”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 6 =