Meta: Për kreun e BSH, Presidenti ka vepruar sipas bindjeve të tij Kushtetuese

AktualitetPolitike
206
0
sample-ad
Nga qyteti i Korçës, kryetari i parlamentit Ilir Meta, ka folur për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë dhe për emrin e propozuar nga ana e Presidentit.
Për dekretin e Nishanit, i cili ka propozuar Gent Sejkon si kandidat për Guvernator të Shqipërisë, ndërkohë që nuk është anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë, Meta u shpre se,“presidenti ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatueshmërinë e Kushtetutës, dhe Parlamenti do respektoj kushtetuten dhe ligjet ne fuqi”.

Ndërsa pyetjes se nëse zgjedhja e Guvernatorit do të jete brenda bordit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, shprehet se është ende herët për ta thënë. Më tej ai thekson se momenti i rëndësishëm do jetë vetëprezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti.

Presidenti ka kompetenca që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të Kushtetutës, njëkohësisht edhe Parlamenti do të respektojë Kushtetutën edhe ligjet në fuqi. Natyrisht për të thënë fjalën e fundit, do duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën plenare. Edhe më parë e kam theksuar se moment tjetër i rëndësishëm do jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti. Absolutisht që besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm.“- tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − two =