Ish-Drejtoresha e Arsimit Fier dërgohet në gjyq, refuzoi të deklaronte pasurinë

Aktualitet
332
0
sample-ad

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim ish drejtoreshën e Arsimit të këtij qyteti Miranda Bullati. Prokuroria nisi hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur në Korrik 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).

Në bazë të veprimeve hetimore rezulton se shtetasja Bullati, nuk e ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë në afatet e përcaktuara ligjore, duke mos e respektuar këtë detyrim edhe pasi ndaj saj është aplikuar fillimisht masa administrative “gjobë”.

Miranda Bullati dhe katër ish- punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë në gjyq edhe për shpërdorim detyre. Ata akuzohen se kanë regjistruar në lista pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + 15 =