E hëna afati fundit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së

AktualitetPolitike
273
0
sample-ad

Në kufirin e afatit kohor Komisioni Parlamentar i Medias pritet të nisë ditën e hënë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio- Televizionit Shqiptar.
Pas zgjedhjes më 4 dhjetor nga Kuvendi të pesë anëtarëve të KD-së të propozuar nga mazhoranca, tashmë parlamenti vijon procedurat për zgjedhjet e kreut të këtij bordi.
Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.
Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two + two =