Akropoli është ndërtuar me 120 mijë copëza Lego

Kuriozitete
335
0
sample-ad

Muzeu i Akropolit këtë të enjte prezantoi një model të kodrës së Akropolit dhe tempujve të tij të bërë nga 120 000 copëza Lego, të dhuruara nga Unviersiteti i Sidneit. Për ta realizuar këtë projekt, ndërtuesit profesionist të Lego-s, Rajan MekNout, i janë dashur rreth 300 orë pune dhe rreth tre muaj. Vitin e ardhshëm ai do të punojë për të ndërtuar një model të Pompeit, qytetit të vjetër romak.

Presidenti Dimitris Pandermalis i muzeut të Akropolit, tha se në model ishin pasqyruar disa periudha të historisë së tij, duke filluar nga lashtësia, shekulli XIX dhe kohët moderne. Në model janë përfshirë të gjithë tempujt dhe amfiteatrot e Akropolit, si Partenoni dhe Erekteioni, por edhe zotat e Greqisë së lashtë dhe krijesa e heronj të ndryshëm të mitologjisë.

Madje në model është portretizuar edhe Lordi anglez Elxhin, duke hequr disa statuja mermeri nga tempulli i Partenonit, një çështje e nxehtë kjo mes Greqisë dhe Britanisë edhe në ditët e sotme. Statujat janë marrë nga tempulli në shekullin XIX dhe janë dërguar në Muzeun e Londrës, ndërkohë që Greqia kërkon prej dekadash që t’i rikthehen. Javën e kaluar, britanikët u kritikuan së tepërmi nga grekët pasi i dërguan statujat në Muzeun “Hermitage” të Shën Pjetërburgut, edhe pse mundësia e shkatërrimit gjatë transportit për në Greqi ka qenë justifikimi për mos rikthimin e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 19 =