Zhduken materialet e dhomës muze të poetit të Rilindjes Andon Zako Çajupi

AktualitetKryesoreKulture
308
0
sample-ad

Dhoma muze në banesën ku lindi poeti i shquar i litikë dhe Rilindjes Kombëtare Andon Zako Çajupi ka degraduar plotësisht. Së bashku me të kanë  përfunduar në koshin e plehrave dhe të gjitha materialet dokumentare.

Banorë të fshatit Sheper në komunën e Zagories ,thanë se në dhomën muze të Çajupit, që vite më parë  vizitohej edhe nga tursitë të ndryshëm, kishte mjaft fotografi materiale të ndryshme, sende të përdorura nga poeti, kujtime të bashkëohësve etj, të cilat nuk dihet se si u zhdukën pak e nga pak.

Në fakt, shkatërimi i dhomës muze të Çajupit ka nisur rreth dhjetë pesëmbëdhjetë vite më pare, kur fshati filloi të braktisej nga banorët, të cilët u larguan drejt zonave urbane qytetare dhe,për pasojë, shkolla e fshatit që bënte mësim në këtë banesë, mbeti me fare pak nxënës.

Gjithësesi,  së bashku me braktisjen e fshatit edhe muzeu nuk kishte më një person përgjegjës që të kujdesej dhe, si rrjedhojë, ai humbi funksionin dhe rëndësinë e tij. Ca nga mungesa e kujdesit, ca nga lagështia, ca nga papërgjegjësia, muzeu i Çajupit ka përfunduar në një karakatinë. I vetmi kujdes, nëse mund të quhet i tillë, është riparimi i murit të godinës, i cili u rrëzua disa muaj më parë, ndërsa brenda godinës nuk është vënë dorë.

I ndërtuar para viteve ’90-të, muzeu për poetin, themelues të lirikës kombëtare shqiptare e të rilindjes, Andon Zako Çajupi, rrezatoi për shumë vite frymën patriktike, por edhe respektin e mirënjohjen që bëri ky bir i shquar i Zagories bëri për cështjen kombëtare.

Madje në mjediset e këtij muzeu, sakaq të karakatinuar, organizoheshin majft veprimtari artistike e përkujtimore, kryesisht nën përkujdesjen e personelit të shkollë me të njejtin emër. E, ndërsa shkolla ka mbetur me një numër shumë të vogël nxënësish, muzeu është thjesht një kujtim i brezave .

Ismail XHAFERRI/shtypi.net / Gjirokastër

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 17 =