Tahiri në Beograd, i pranishëm në forumin kundër terrorizmit

AktualitetPolitike
329
0
sample-ad

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në Beograd ku po merr pjesë ne forumin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor. Forumi mbahet me mbështetjen e Italisë që ka presidencën e rradhës në BE.

Çështjet kryesore që po diskutohen janë lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, liberalizimi i vizave dhe programi IPA në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ministrat e rajonit po diskutojnë kryesisht për gjetjen e mënyrave për të penguar përfshirjen e shtetasve nga vendet e rajonit, në konfliktet e armatosura në vendet e Lindjes.

Ndërkaq në fokus të forumit është edhe trafiku i paligjshëm i armëve. Në takimin ku të pranishëm janë edhe dy ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë së Kosovës, do diskutohet edhe për reforma e gjyqësorit, bashkëpunimi në ligjin civil dhe penal, konfiskimi i pasurisë së përfituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe të drejtat e njeriut, me theks mbi gratë dhe fëmijët

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − 2 =