Serbët në Shqipëri duan të barazohen me mbi 100 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës

AktualitetPolitike
326
0
sample-ad

“Serbia ka plotësisht të drejtë morale të kërkojë për minoritetin e vet në Shqipëri atë që minoriteti shqiptar e ka në Serbi – të gjitha drejtat sipas standardeve më të larta europiane e botërore”, ka deklaruar anëtari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për diasporë dhe për serbët në rajon Aleksandar Çotriq.

Ai për RTS ka “zbuluar” se në Shqipëri jetojnë 30 mijë serbë e këtë shifër e përmend pa u bazuar fare në asnjë të dhënë zyrtare të Shqipërisë.

Në Luginën e Preshevës, sipas statistikave të Beogradit, jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë.

Çotriq, ka thënë se në Shqipëri është i pamundshëm deklarimi i lirë i përkatësisë etnike, fetare e gjuhësore , dhe sipas tij, pjesëtarë të minoritetit serb, grek, vlleh, rom e maqedonas e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 2011.

Sipas Çotriqit, minoritarë serbë në Shqipëri tani e 70 vjet nuk mund të vijojnë shkollën në gjuhën amtare dhe se, sipas tij, ndërmjet ministrive të të dy vendeve është arritur marrëveshja që për fillimi të nisë mësimi me kurse i gjuhës serbe.

Aleksandar Çotriq, i cili ka qenë në krye të delegacionit serb që e ka vizituar kohë më parë Shqipërinë, ka qëndruar edhe në Shkodër e në Vrrakë, është ankuar se në kishat e atjeshme ortodokse nuk ka kler serb. Ai pret që kjo mungesë të zgjidhte në bashkëpunim me Kishën ortodokse shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + eight =