Rimëkëmbja e sektorit elektroenergjitik ka filluar

Ekonomi
221
0
sample-ad
Rimëkëmbja e sektorit elektroenergjitik ka filluar, deklaroi ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, duke bërë të ditur se brenda muajit prill të vitit 2015 do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj HEC-eve.

Ai tha se janë lidhur 16 793 marrëveshje nga ana e qytetarëve dhe konsumatorëve, nga të cilët 7318 janë familjarë dhe kanë përfituar zbritje prej 80 % të kamatëvonesave duke likuiduar plotësisht pjesën tjetër të detyrimit.

Po ashtu, ai informoi se këto ditë janë janë lidhur 967 akt-marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste edhe nga familjarë të klasifikuar me ndihmë ekonomike apo konsumator në nevojë.

Ai u shpreh se niveli i humbjeve në muajin nëntor ka shënuar ulje historike, duke arritur në nivelin 32.8 %, krahasuar me nëntorin e vitit 2013, kur niveli i humbjeve ishte 48 %. “Shifrat flasin për rënie me 15.2 % të nivelit të humbjeve”, tha Gjiknuri. Sipas tij, mesatarja progresive e humbjeve për periudhën janar-nëntor është 37 % dhe rezulton më e ulët se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit 2013, kur kjo shifër llogaritej 45 %.

“Për periudhën janar-nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë arkëtimet janë rritur me 8.2 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe me 23.5 %. Qytetarët po e mbështesin në mënyrë masive rivendosjen e disiplinës në sektorin energjetik”, deklaroi Gjiknuri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 5 =