Pononjësit e burgjeve u shkarkuan se futën duart në ‘xhepat’ e shtetit

AktualitetPolitike
294
0
sample-ad

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço duke iu referuar vendimit për shkarkimin e 131 punonjësve të burgjeve, të cilët rezultonin debitorë prej vitesh në OSHEE, deklaroi se “Shkarkuam nga detyra ata që futën duart në xhepat e shtetit”.

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga detyra 131 punonjës të burgjeve, të cilët kishin fatura të papaguara të energjisë që arrinin deri në 23 milionë lekë. Sipas Ministrisë, rreth 650 punonjës të burgjeve rezultojnë debitorë në OSHEE.

“Janë punonjës që kanë shkelur kodin e etikes, duke futur duart në xhepat e shtetit. Unë e konsideroj këtë si një shkelje të rëndë të etikës, pasi nuk ka më marrëdhënie besimi.”– deklaroi ministri Naço.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =