Një pedonale edhe për Gjirokastrën

Aktualitet
335
0
sample-ad

Me fonde të qeverisë shqiptare ka nisur në hyrje të qytetit të Gjirokastrës ndërtimi i pedonales Gjirokastër-Virua me një gjatësi prej 3,5 kilometra e gjatë. Pedonalja, e para që ndërtohet për banorët e qyteti të gurrtë, do të ketë parametra bashkëkohorë dhe për ndërtimin e saj qeveria shqiptare ka akorduar 200,8 milonë lekë.

Drejtuesi i punimeve për ndërtimin e pedonales Astrit Ymeraj tha se projekti parashikon zgjerimin e rrugës në 10,5 metra nga të cilat 3 metra janë parashikuar trotuar për shëtitjen e qytetarve dhe 2 metra për qarkullim me bicikletë. Krahas punës për ndërtimin e pedonales po punohet edhe për shpronësimin e pronarëve të tokës duke bërë që proceset e punës të ecin normalisht.

Është parashikuar që punimet për këtë pedonale të përfundojnë në muajin qershor, muaj që ajo do të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Gjirokastrës.

                            Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 1 =