Presidentja e Kosovës anulon vizitën në Tiranë, opozita sërish jashtë Parlamentit

AktualitetKryesorePolitike
265
0
sample-ad

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e  ka anuluar vizitën e saj në Shqipëri, e cila ishte paralajmëruar se do të ndodhte në datat 17-18 dhjetor 2014, dhe do të shërbente si kamerdare shpëtimi për rikthimin me dinjitet në sallën e Kuvendit të deputetëve të opozitës.

Vizita e Jahjagës ishte parashikuar si shpëtimi mandateve për opozitën që ajo të futej në Kuvend me pretekstin e nderimit të zonjës së Kosovës në limitet e skadimit të afatit 6 mujor të mandateve.

Një ditë më parë opozita pohoi me anë të Fatmir Mediut, se do të ishin në Kuvend, për të nderuar presidenten kosovare. Edhe Dashamir Shehi pohoi se në 18 dhjetor me PD pa PD do të kthehej në Kuvend.

Shtyrja e vizitës së Jahjagës është justifikuar me detyrimet kushtetuese që ajo ka brenda vendit dhe është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Por, mendohet që vizita e saj të jetë shtyrë në momentet e fundit, pasi truku për të shpëtuar mandatet u bë publik dhe presidentja kosovare ka dashur ta shmangë përdorimin nga ana e politikës në Shqipëri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =