Fushë-Krujë, përplasen dy makina, njëra përfundon në flakë

Aktualitet
259
0
sample-ad

Një automjet është përplasur me një furgon mbrëmjen e djeshme, pranë karburant ‘Eri’ në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç

Mësohet se makina tip ‘Audi’, nga përplasja me furgonin, është përfshirë nga flakët në anë të autostradës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes.

Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 1 =