Fatmir Limaj tregon personat që e shpunë pas hekurave të burgut

AktualitetKryesorePolitike
338
0
sample-ad

Kryetari i Nismës për Kosovën, ka komentuar edhe koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së duke thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në vend, megjithëse ai u shpreh se mbetet të shihet se çka do të ndodhë në vazhdim.

Fatmir Limaj ka akuzuar ish Shërbimin Informativ të Kosovës si përgjegjës për shpënien e tij pas hekurave të burgut. Sipas Limajt, kjo gjë është realizuar me ndihmën e dy francezëve.

Këto akuza, Limaj i ka bërë në emisionin “Rubikon” të KTV’së.

“Në Ministtrinë e Transportit është e vërtetë se kjo që ka ndodhë, ka ndodhur mes SHIK-ut dhe njerëzve të caktuar. Ju tani po e shihni çka po ndodhë në EULEX. Kur folosja unë nuk më besont askush”, ka thënë Limaj.

I pyetur për postin e kryeparlamentarit, ai ka thënë se shpreson që “akomodimet personale që kanë ndodhur të mos bëhen në dëm të Kosovës.

Ajo që po them nuk është rrugë e lavdishme. Ajo që po them është se, shpresoj që këto akomodime personale, nuk janë duke u bërë në dëm të Kosovës.

Fatmir Limaj thotë se jo partitë e Bllokut, por PDK, në vazhdimësi ka kërkuar të bëjë koalicion me ata dhe i ka ofruar sërish postin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqit. “Por ne jemi detyruar edhe me shokët tanë të përbashkët t’u themi që as një kafe nuk mund ta pimë me z. Thaçi”, ka rtikuluar ai, duke saktësuar se ka pritur nga Isa Mustafa që të qëndrojë deri në fund me Bllokun.

Kryetari i Nismës për Kosovën, ka komentuar edhe koalicionin mes PDK-së dhe LDK-së duke thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në vend, megjithëse ai u shpreh se mbetet të shihet se çka do të ndodhë në vazhdim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =