Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa me një koncert bamirësie në Tiranë

Kulture
252
0
sample-ad

Në datën 14 dhjetor mbahet në Tiranë një koncert bamirësie që do të kthejë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho së bashku me baritonin gjithashtu mjaft të famshëm Gëzim Myshketa.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që sopranoja shqiptare rikthehet në një koncert për publikun shqiptar. I organizuar nga “Caritas Albania” ky koncert ka qëllime bamirësie ku shuma e parave të grumbulluara nga shitja e biletave do të dhurohet për fëmijët më aftësi të kufizuara të Qëndrës Fushë-Krujë”

Me një repertor të përbërë prej krijmtarive më të mira të autorëve shqiptarë por edhe prej veprave të kompozitorëve më të njohur botërorë Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa do të shoqërohen në këtë koncert nga pianisti Richard Baker ku pritet të dhurohen emocione të forta për publikun.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × two =