Dosjet e Sigurimit, Bezhani tregon për deputetin dibran që spiunoi vëllain

AktualitetKryesorePolitike
324
0
sample-ad

Viron Bezhani, djali i Nazif Bezhanit, ish-kryesuesit të Komisionit për Verifikimin e Figurave, vazhdon të sjell disa detaje për dosjet e sigurimit dhe si duhen trajtuar ato. Duke dhënë mendimin e tij reth hapjes së tyre, ai shprehet, nëse kjo gjë do të ndodhte, do të shkaktoheshin konflikte të shumta, dhe biles edhe brenda familjes, thotë Bezhani për “GSH”.

Ai thotë se jo të gjithë këta sigurimsa janë trajtuar të gjithë si armiq. Ai i ndante, ka edhe persona që kanë punuar në Sigurim, por që i kanë shërbyer shtetit më së miri. Kanë qenë edhe pozitivë. Nuk duhen futur të gjithë në një thes. Duhen futur ata persona që kanë bërë vepra kriminale, që kanë gënjyer.

Për këtë Bezhani sjell një shembull të një deputeti të Dibrës, që kishte spiunuar të vëllain për të shkuar me gruan e tij.

Po ju tregoj një histori që vetëm në një gërmë që unë kam shtypur, doli një dosje mjaft e poshtër, për të cilën im atë thoshte se nëse kjo botohej, kush e di sa vetë do ta pësonin. Është historia e një deputeti nga fshatrat e Dibrës, që futi në burg të vëllanë për të shkuar me nusen e vëllait. Nuk është ndonjë problem t’i them edhe emrin, por është shumë e rëndë”, thotë Bezhani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 20 =