Arsenal e Barcelona në garë për mbrojtësin e Juventus, Lichtsteiner

Sport
335
0
sample-ad

Skuadra londineze e Arsenalit po kërkon mbrojtësin e Juventusit, Zviceranin Stephan Lichtsteiner Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger po planifikon ta përforcoj ekipin gjatët transferimeve të janarit.

Sipas tabloidit britanik, Daly Express ekipi londinez ia ka vërë syrin mbrojtësit të djathtë të Juventusit, Stephan Lichtsteiner.

Kurse, sipas të përditshmes sportive katalune Mundo Deportivo, edhe Barcelona është duke menduar për mbrojtësin e ekipit nga Torino.

Sipas këtij mediumi, Martin Montoya, i cili nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques, pëlqehet nga Juventusi, derisa Barcelona mund ta kërkoj Lichtsteinerin në vend të spanjollit.

Reprezentuesit zviceran kontrata me kampionin e Italisë i skadon gjatë verës së ardhshme. Por, raportohet se Juventusi po synon ta vazhdoj kontratën me ish anëtarin e Lazios.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 3 =