Arkitektura e Gjirokastrës e tjetërsuar nga rezervuarët e ujit

Kulture
344
0
sample-ad

Si të mos mjaftojnë ndërtimet pa leje ,betonizimet e disa banesave dhe rrugicave, vetratat e aluminit, çatitë e gurit të zëvëndësuar me tjegulla etj, arkitektura  e Gjirokastrës është tjetërsuar vitet e fundit edhe nga rezervuarët e shumtë të ujit të vendoura nëpër banesa dhe tërësisht në vende të ekspozuara . Vështirë se në zonën muzeale të qytetit mund të gjendet ndonjë shtëpi karakteristike apo edhe njësi tregtimi që të mos ketë sipër saj një apo disa rezervuar uji të cilët shpërfytyrojnë arkitekturën e zonës muzeale.

Pak ditë më parë një turist grek që vizitoi Gjirokastrën i quajti rezervuarët si zhgaravina mbi ansamblin arkitektonik të qytetit duke shprehur njëherësh habi se si mund të lejohen këto rezervuar nga organet kopetente.

Por vendosja e rezervuarve të ujit në zonën muzeale ka nisur qysh pas viteve 90 kur qytetarët nuk furnizoheshin rregullisht me ujë dhe sasirat e tij ishin të pamjaftueshme për nevojat e përditshme. Është kjo arsyeja që thuajse të gjitha shtëpitë e zonës muzeale të Gjirokastrës janë “pushtuar” nga rezervuar uji. Nga ky pushtim nuk kanë shpëtuar as banesat simbol të qytetit si ajo e “Gurgait,”Angonatve, “Hadërajve”, “Skëndulajve” etj të cilat dallojnë për arkitekturën e tyre të rrallë në gur dhe në dru. Edhe vetë banorët e algjeve muzeale ku kanë mbirë rezervuarët e ujit shprehen se këto rezervuarë krijojnë një imazh të keq për syrin e vizitorve, por sipas tyre është absurde që një qytet turistik të ketë furnizim të pamjaftueshëm me ujë. “Nëse do të kishte sasira të mjaftueshme uji dhe depozitat do të hiqeshin nga çatitë” – thonë banorët  të cilët veçanërisht në stinën e verës kanë mungesa të mëdha të furnizmit me ujë.

Prej vitesh në Gjirokastër është folur se një bankë gjermane do të investojë 5 milionë euro për rrjetin e ujësjellësit, investim që do të bënte të mundur furnizimin me ujë 24 orë, por ende ky projekt nuk ka filluar. E deri sa të ketë një investim madhor në rrjetin e ujësjellësitt edhe rezervuarët do të vijojnë të qëndrojnë në krye të çative të zonës historike të qytetit muze.

Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − one =