Aftësitë e merimangës së shpejti do futen tek njerëzit

Shkenceknologji
458
0
sample-ad

Shkencëtarët korean janë duke zhvilluar një senzor të ri mjaft të fuqishëm i cili një ditë do tu japë mundësinë njerëzve që të ngjiten nëpër ndërtesa, dhe të përjetojnë ndjenjat e merimangës. Kjo nuk është diçka imagjinare nga filmi Spider-Man, por një aplikim praktik i zbulimit të asaj se si këmbët e merimangës funksionojnë në botën e vërtetë.

Këta senzorë të cilët do të mund të vishen nga njerëzit ose të vendosen në objekte, ishin inspiruar nga organet e çara të merimangave. Duke qenë në këmbët e merimangave, këto organe përbëjnë eksoskeletonin e ashpër të merimangave në sipërfaqe dhe janë një lloj jastëku fleksibil në boshllëqe, i cili lidhet direkt me sistemin nervor të merimangës.

Në një studim hulumtuesit detajuan një shembull të mirë të biomimikrës, e cila përdor modele të natyrës si frymëzim për zgjidhjen e problemeve të njeriut. Ekspertët shohin aplikime pothuajse të pafundme të mundshme të kësaj teknologjie të re, për përdorim në çdo gjë, nga incizimi dhe njohja e të folurit deri tek lëvizjet dhe të ndjerit e mëhershëm të dridhjeve përpara se të ndodhë një termet.

Kjo mund të përdoret gjithashtu si një senzor veshës i shtypjes së gjakut dhe të përdoret për aplikime të tjera të monitorimit mjekësor. Këta ‘jastëk’ janë shumë të ndjeshëm për të dhënë vibracione dhe shërbejnë si një sistem paralajmërimi të hershëm për merimangat. Kjo është edhe arsyeja pse një merimangë pothuajse e ndjenë kur ju doni ta shtypni atë me një revistë dhe shpëton para se ju ta bëni goditjen. Me fjalë të tjera, lëvizjet tuaja të vogla ndoshta shkaktojnë një sistem paralajmërues tek merimanga.
Profesori në këtë studim, Hayashi thotë: “Këto versione artificiale të organeve shqisore të merimangave kanë treguar të jenë tepër të ndjeshme ndaj deformimeve më delikate dhe në këtë mënyrë kjo mund të përdoret për të zbuluar vibracione, madje edhe kur ka ndërhyrje të rëndësishme në sfond. Shpresojmë se nga tani, ndjenjat e merimangave do të jenë pjesë e jetës sonë. Shpresojmë se kjo teknologji shumë shpejtë të realizohet”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + seventeen =