Çmëndet Manchester City, 400 milion euro Barcelonës për Leonel Messin

Sport
279
0
sample-ad

Manchester City është çmendur. Kampioni i Anglisë është i i gatshëm të paguajë 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Me ofertën që Manchester Cityt do bëjë pritet ta dridh Barcelonën. Kampioni i Anglisë është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte prej 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messit.

Këtë e ka bërë të ditur Gerardo Molina, drejtor i Euro Americas, një prej agjencive më të mëdha të marketingut në botë, raportojnë mediat pranë skuadrës katalanase.

Ai beson se oferta e skuadrës së Manuel Pellegrinit vlen 350-400 milionë euro, derisa në të është e përfshirë edhe paga e futbollistit për kontratë pesëvjeçare.

Lionel Messi gjatë muajit të kaluar nuk e kishte përjashtuar mundësin e largimit nga Barcelona. Deklarat e argjentinasit kishte shkaktuar ‘termet’ në Barcelonë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + four =