Si mund ta ndryshojë botën 5G

Shkenceknologji
335
0
sample-ad

Gara globale do të prodhojë gjeneratën e pestë të rrjetave mobil, 5G. Ajo do të ndjek hapat e njëjtë me atë të 4G dhe 3G, mirëpo këtë herë shkencëtaret janë më të emocionuar rreth kësaj. Ata thonë se 5G do të jetë shumë më ndryshe.

Profesor Tafazolli beson se është e mundshme të drejtojë një lidhje informative radiofonike me një kapacitet marramendës prej 800Gbps, që është 100 herë më e shpejt sesa testimi aktual që po bëhet me 5G.

Kur Samsung deklaroi në vitin 2013 se ishte duke testuar 5G me shpejtësi 1Gbps, gazetarët me emocion raportuan se filmat në HD do të mund të shkarkoheshin brenda një minute.

Sa do të kushtojë 5G?
Ericsson dhe Huawei thonë se ende nuk e dinë. Derisa të fillojë faza zhvilluese e pajisjes, është ende herët të flitet për çmim.

Në Korenë Jugore, ku drejtoi 4G, Samsung shpreson se do të lançojë një provë të përkohshme të rrjetit 5G në kohën kur do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore në 2018.

Pavarësisht rivalitetit të shfaqur dhe shumave të mëdha që kanë investuar secila në R & D, më e rëndësishmja është se ato do të bashkëpunojnë në krijimin e 5G, gjë që hap potencialin për krijim të teknologjive të reja.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 7 =