Shtyhet gjyqi, nuk paraqiten në seancë Kostandin Xhuvani, dhe avokati i tij

Aktualitet
668
0
sample-ad
Kostandin Xhuvanit, i vënë nën akuzë nga prokuroria për vrasjen e katërfishtë në lokalin e natës “Ante Grand” në kryeqytet, nuk është paraqitur në gjykatë në seancën e dytë ndaj tij.

Mësohet se Xhuvani ka dërguar një letër, ku shprehet se nuk mund të jetë i pranishëm në seancën e sotme për shkak se është sëmurë, ndërsa ka kërkuar që seanca të vazhdojë pa të por nëpërmjet përfaqësisë së avokatit të tij mbrojtës.

Megjithatë duke parë edhe mungesën e avokatit Ardian Leka, gjykata vendosi të shtyjë seancën e sotme për më 23 dhjetor.

Përballja e dytë e Xhuvanit me akuzën për “vrasje ne rrethana te tjera cilësuese”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, por ajo është shtyrë për shkak të mungesës së vetë të akuzuarit dhe avokatit të tij Ardian Leka.

Djali i ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, akuzohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit të 4 nëntorit ekzekutoi me armë shokun e tij 19 vjeçar Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj,  italianin Giampaolo Azzolo 55 vjeç si dhe Edison Jahon e Enea Xhajn, me të cilët Xhuvani është konfliktuar në ambientet e lokalit të natës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =