Rebelohet vrasësi me pagesë: Nuk bëhet gjyq me polici e prokurori të korruptuar

AktualitetKronikeKryesore
338
0
sample-ad

I cilësuar si vrasës me pagesë dhe kreu i të ashtuquajturës “Banda e tritolit”, shpërtheu dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në ngarkim të tij dhe gjashtë të pandehurve të tjerë. Sinanaj i rebeluar nuk hezitoi t’i kujtonte trupës gjyqësore të kryesuar nga Flora Hajredinaj, se nuk luftohet krimi i organizuar nga një polici e prokurori sipas tij e korruptuar, teksa kërkonte llogari përse nuk ishin arrestuar në Vlorë, disa eksponentë të botës së krimit, emrat e të cilëve i ka thënë në dëshminë e tij, në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ndonëse Julian Sinanaj është me status dhe ruhet nga forca të shumta policie, larg të pandehurve të tjerë, për të shmangur çdo rrezik për jetën e tij, sërish ai ka reaguar ashpër teksa prokuroria po lexonte kërkesën për gjykim. Në dosjen e prokurorisë thuhej ndër të tjera se në momentin e arrestimit, Julian Sinanajt i janë gjetur veç të tjerash edhe dy granata. Bashkëpunëtori i drejtësisë e ka kundërshtuar këtë fakt, duke theksuar: “Nuk kam pasur granata me vete. Kam pasur vetëm një pistoletë. Kam dokument që nuk kam pasur asgjë tjetër”. Ndërsa gjykatësja i ka tërhequr vëmendjen për të mos folur pa leje në proces, Sinanaj, ka vazhduar më tej, duke u shprehur se prokuroria nuk ka arrestuar të afërmin e një politikani, i cili sipas tij i kishte dhënë një sasi eksplozivi, që i është gjetur në shtëpi. “Nuk bëhet gjyq me polici e prokurori të korruptuar”, përfundoi Sinanaj shkruan “GSH”.

Reagimi i vrasësit me pagesë erdhi në kohën kur gjykata, rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit Ilir Karcini, Andon (Erjon) Mëhillaj dhe Albin Mexhaj.
Prokuroria lexoi edhe listën e dëshmitarëve që do të rrëfehen para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në listën prej më shumë se 100 personash binte në sy emri i ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi apo biznesmenit Pirro Bare, të cilët pritet të dëshmojnë në procesin, që me shumë gjasë për shkak të numrit të madh të akteve të rënda kriminale që kanë kryer, me shumë gjasë procesi do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × two =