Prokuroria kërkon 35 vite burg për nënën që mbyti djalin e saj dy muajsh

AktualitetKryesore
362
0
sample-ad

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 35 vjet burg për nënën 24-vjeçare nga Librazhdi që vrau foshnjën në muajin prill të këtij viti. Orjola Lleshi, nëna e cila mbyti djalin e saj vetëm dy muajsh me jastëk, ndërsa ngjarja u zbulua nga vjehrra e saj.

Orjola Lleshi, sipas akuzës e ka vrarë foshnjën e saj për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe prindërit e bashkëshortit, pas dyshimeve për atësinë e fëmijës. Ajo ka qenë e përgjegjshme dhe nuk ka vuajtur dhe as nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor. Orjola Lleshi ka dhënë një dëshmi tronditëse për prokurorët dhe ka treguar se e ka vrarë djalin e saj, pas debateve që kishte me vjehrrën dhe vjehrrin mbi dyshimet për atësinë e fëmijës.

Këto debate janë shtuar më shumë pas lindjes së fëmijës dhe arsyeja ka qenë sepse unë djalin e dytë nuk e kam me burrin, por me një person tjetër. Ai më ka kapur me zor mua në datë 5 qershor të 2013-ës në kohën kur unë isha duke punuar tokën. Duke parë që vjehrra dhe vjehrri im debatonin për shkakun e fëmijës dhe unë nuk doja të ndahesha nga burri, në mëngjesi e kam mbytur fëmijën, duke e kthyer përmbys dhe duke e shtrënguar që atij t’i merrej fryma. E mbulova me batanije dhe e kam mbajtur derisa ka vdekur. Pastaj ka ardhur vjehrra ime dhe më ka pyetur se çfarë kisha, pasi unë isha në gjendje depresioni. Unë nuk i kam treguar më shumë se çfarë kishte ndodhur”, ka rrëfyer 24-vjeçarja.

Pas pretencës së prokurorisë pritet që ndaj saj të vendoset edhe dënimi për vrasjen e foshnjës së saj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × two =