Presidenti Xhorxh W Bush, dinte çdo gjë për marrjet në pyetje nga CIA

Aktualitet
234
0
sample-ad

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ishte “plotësisht i informuar” për teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s, të cilat u kritikuan në raportin e publikuar nga Senati amerikan.

Kjo deklaratë është bërë nga zëvendëspresidenti i asaj kohe Dick Cheney në një intervitë për Fox News. Ai tha se Bush dinte gjithcka që ishte e nevojshme të dinte një president. CIA ka mbrojtur përdorimin e metodave të tilla si tortura me ujë ndaj të dyshuarve dyshuarve pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndërkohë raporti i Senatit thotë se Agjencia e Inteligjencës ka mashtruar politikanët dhe Shtëpinë e Bardhë në lidhje me programin.

Por ish republikani zëvendës-president e ka mohuar këtë duke thënë se ideja që senati po përpiqet të aludojë se agjensia operonte në bazë të mashtimeve dhe që ne nuk ishim në dijeni dhe se presidenti nuk ishte në dijeni gjithashtu, është një gënjeshtër e madhe.

Cheney tha se raporti ishte “thellësisht më të meta dhe gropa të mëdha, duke e konsideruar një punë të tmerrshme, megjithëse pranoi që nuk e kishte lexuar të gjithin. Ish presidenti Bush mbrojti CIA-n dhe punën e saj përpara publikimit të raportit, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara janë me fat që kanë burra dhe gra që bëjnë punën e vështirë të CIA-s dhe që i shërbejnë kombit tonë në emër të të gjithëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + six =