Përvjetori Partisë Demokratike, të paftuar armiku Edi Rama dhe aleati Ilir Meta

AktualitetKryesorePolitike
385
0
sample-ad

Partia Demokratike feston sot 24-vjetorin e themelimit. Një përvjetor ky të cilin demokratikasit kanë vendosur ta festojnë pa praninë e përfaqësuesve të së majtës, por me shumë të ftuar të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare të kësaj partier mesëhet se në festimin e njëzetë e katërt nuk është ftuar të jetë i pranishëm as armiku i dy krerëve më të lartë të kësaj partia, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama,por as edhe Ilir Meta, aleati kryesor i cili e mbajti në pushtet për tetë vjet partinë festuese të 24 vjetorit të themelimit.

Ftesë pjesëmarrjeje ka marrë vetëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili kohët e fundit ka qenë kritik me qeverisjen e majtë.

Por pavarësisht mungesës së tyre në këtë festë, demokratët kanë menduar për shumë miq të tjerë dhe ata do të jenë dhe nga shoqëria civile. Të ftuarit e zakonshëm do të jetë të përvitshmit, ish-themeluesit dhe ish-studentët e Dhjetorit ‘90, anëtarë të rinj të PD-së, aleatët e demokratëve, trupi diplomatik, krerët e komuniteteve fetare dhe akademikët.

Mësohet se janë afro 800 të ftuar dhe ndryshe nga herë të tjera, PD ka ndryshuar ambientin për 24-vjetorin e themelimit të saj. Sonte festa nuk do të jetë në Pallatin e Kongreseve, por në ambientet e Hotel “Sheraton”.

Për demokratët, ky është viti i dytë që festojnë në opozitë.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 17 =