Ngrohja globale po krijon kushte ekstreme të motit

Shkenceknologji
375
0
sample-ad

Për ndryshimet klimatike një komision i OKB-së u shpreh se ngrohja globale po krijon kushte ekstreme të motit në mbarë botëndhe i bëri thirrje qeverive që të dalin me ide të reja për të ulur nivelin e çlirimit të gazrave në atmosferë. Duke qenë se pjesa më e madhe e ndotjes së ajrit vjen nga termocentrale që punojnë me qymyr, shkencëtarët në Danimarkë po përpiqen të ulin nivelet e përdorimit të energjisë nëpërmjet sistemeve inteligjente për ndriçimin e rrugëve.

Industrializimi në rritje i botës kërkon sasi shumë të mëdha energjie elektrike, por stacionet e prodhimit të energjisë ende bazohen mbi një teknologji të hershme të shekullit të 19-të, si termocentrale qymyri, hidroçentrale ose energjinë bërthamore që hyri më vonë. Burimet e rinovueshme, si stacionet e energjisë diellore ose turbinat e erës, sapo kanë filluar të ndihmojnë në uljen e çlirimit të gazrave në atmosferë, ndërkohë që stacionet bërthamore më të sigurta të bazuara në procesin e fuzionit, mendohet se janë disa dekada larg.

Shkencëtarët mendojnë se mundemi ta ngadalësojmë ngrohjen globale duke ulur kërkesat energjitike për ndriçimin e rrugëve. Duke tentuar ta shndërrojnë qytetin Kopenhagen deri në vitin 2025 në qytetin e parë në botë pa ndotje të gazrave të karbonit, shkencëtarët e kryeqytetit danez po testojnë një sërë teknologjish të reja për ndriçimin e rrugëve.

Shkencëtari kryesor Jakob Andersen thotë se dritat mund të menaxhohen individualisht nga një tablet ose celular inteligjent. “Mund ta monitorosh kohën, efektshmërinë, konsumin e energjisë, dhe të nxjerrësh përmasat reale të nivelit të ndriçimit në rrugë.”

Qëllimi kryesor është të ulet konsumi i energjisë kur ndriçimi nuk është i nevojshëm. Kështu që llampa ndriçohet vetëm kur ndjen se afrohet një këmbësor, një çiklist, ose një makinë. Madje disa llampa kanë edhe një gjenerator rezervë që punon me rreze diellore ose erën. Shkencëtarët thonë se instalimi i ndriçimit inteligjent në të gjithë qytetin do të kursente 85% të buxhetit aktual për ndriçimin e rrugëve të Kopenhagenit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 1 =