Korçë, theret me thikë i riu. Shkodër, qëllohet me armë 31 vjeçari

AktualitetKronikeKryesore
329
0
sample-ad

Dy plagosje, një me thikë dhe tjetra me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë dhe Shkodër.

Në qytetin e Korçës, një 19-vjeçar Mikel Xhihani, është therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M.Z. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën ku po merr trajtimin mjekësor. Ndërkaq policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet si dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.

Edhe në qytetin e Shkodrës në lagjen “Rus” shtetasi Ylli Lisaj 31 vjeç është qelluar me arme zjarri në këmbë, pranë një banese në unazen e qytetit dhe ka ecur disa metra deri tek rreth-rrotullimi, ku nuk ka mundur të levizë më dhe ka mbetur pa ndjenja.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë lajmëruar policinë dhe autoambulancën, ku kjo e fundit ka bërë transportimin për në spital të 31-vjeçarit.

Sipas bluzave të bardha ai ka humbur shume gjak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorit, i cili i favorizuar nga errësira është larguar nga zona ku ka shtënë me armë.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori dhe i plagosuri njiheshin me njëri – tjetrin. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje, ndërsa hetimet vijojnë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =