Kërcënohet me jetë kryetari i Bashkisë Korçë, arrestohet 59 vjeçari

AktualitetKryesorePolitike
199
0
sample-ad

Kërcënohet me jetë, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, për shkak të detyrës. Pas kallëzimit të bërë nga vetë Filo, policia e Korçës ka arrestuar 59-vjeçarin Petrit Xhelollarin.

Ky person është banor në rrugën “Don Gjon Buzuku”, dhe e ka kërcënuar kryebashkiakun verbalisht, pasi ka mësuar për prishjen e shtëpisë si pasojë e planit të ri urbanistik të qytetit dhe ky kërcënim është bërë pikërisht në zyrën e kryebashkiakut Filo.

Sipas bluve të Korçës shkak i këtij kërcënimi është bërë prishja që bashkia do t’i bëjë shtetasit Xhelollari për shkak të zgjatimit të bulevardit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =